Gjeni neandertal që i bën njerëzit më të ndjeshëm ndaj dhimbjes

Gjeni neandertal që i bën njerëzit më të ndjeshëm ndaj dhimbjes

Sipas një studimi të ri, një lloj i ndryshuar i gjenit neandertal që është vërejtur te miliona njerëz mund të jetë arsyeja pse disa njerëz janë më të ndjeshëm ndaj dhimbjes.

Shkencëtarët janë duke vështruar më në thellësi një variacion të ADN-së te njerëzit neandertal, i cili i afekton impulse nervore, raporton The Sun, shkruan Insajderi.

Ata mendojnë që kjo ishte arsyeja që paraardhësit tanë ishin më të ndjeshëm ndaj dhimbjes.

Një databazë që përmban një gjysmë milioni të gjenomeve të britanezve modern tregon që 0.4% të njerëzve ende e bartin këtë term.

Studimi ka treguar që njerëzit që e bartin këtë gjen kanë tendenca të përjetojnë simptoma më të mëdha dhimbjeje se sa njeriu mesatar në Britani./Insajderi.com