8 mënyra se si mund të përdoret bima Aloe Vera

8 mënyra se si mund të përdoret bima Aloe Vera

Ka kohë që Aloe Vera përmendet në kozmetikë e këshilla të ndryshme si një prej bimëve, vetitë e së cilës janë të shumta.

Ndoshta një prej gjërave të para që na bie në mend është përdorimi i saj për lëkurë, e sidomos në plazh kur qëndrojmë pak më shumë në rrezet e diellit dhe digjemi.

Më poshtë po përmendim disa prej shumë mënyrave të shumta se si mund të e përdorim këtë bimë të famshme.

  1. Vetitë hidratuese – me siguri keni vërejtur se si shumica e produkteve kozmetike përmban aloe vera, e kjo për faktin se kjo bimë ka nivele të larta të vitaminës E.
  2. Eliminimi i akneve – këshillohet që të përdororet në vendet ku keni akne, sepse përpos që do të zhdukë shenjat potenciale që mund të mbesin, ajo e pastron lëkurën nga papastërtitë.
  3. Pastrues i make up- për shkak të vetive hidratuese aloe vera mund të përdoret për të hequr make up dhe pas përdorimit do ta lërë lëkurën të butë dhe të pastër.
  4. Përdorimi pas gjidhënjes- mund të përdoret në zonën rreth gjoksit që është irrituar gjatë gjidhënjes.
  5. Riparimi i lëkurës së dëmtuar – sëmundje të ndryshme si psoriaza, ekzema e shumë të tjera mund të reduktohen prej përdorimit të aloes.
  6. Pas depilimit- shpesh lëkura bëhet shumë e ndjeshme dhe irritohet gjatë depilit. Aloe Vera arrin të qetësojë dhe të zbusë irritimet pas depilimit.
  7. Rrathët e zinjë të syve – nëse përdorni aloe vera për një kohë të gjatë, ky problem do të zhduket pothuajse krejtësisht.
  8. Pas pickimeve të insekteve – vendosni pak xhel të aloes në vendet ku ju ka pickuar insekti, e sidomos nëse dyshoni se mund të infektoheni./Insajderi.com