Këngëtari Ed Sheeran ka rrëfyer se ka një personalitet shumë adiktiv që e ka shtyrë “të humbas veten” në alkohol dh ushqim në fillimet e suksesit të tij.
Këngëtari ka rrëfyer se si ai ka vuajtuar nga sulmet e panikut dhe e ka urrejtur pamjen e tij pasi u bë i famshëm, raporton BBC, shkruan Insajderi.
Ai tregoi që gjatë viteve 2014 dhe 2015 ai kishte një peridhë shumë të vështirë.
Gruaja e tij Cherry, e cila e kishte një stil jetese shumë të shëndetshme, e ka ndihmuar.
“Ajo ushqehet shëndetshëm dhe kur fillova të dal me të, kjo ndikoi për mirë edhe për mua. Ajo nuk pi dhe unë u përshtata me të.”/Insajderi.com