Këshilla për mirëmbajtje të flokëve të gjatë dhe të shëndetshme gjatë stinës së verës

Këshilla për mirëmbajtje të flokëve të gjatë dhe të shëndetshme gjatë stinës së verës

Flokët e gjata duan kujdes të shtuar gjatë tërë vitit, mirëpo gjatë stinës së verës, ky kujdes duhet intensifikuar.

Flokët janë të parat që e ndjejnë ndryshimin e klimës prej të ftohtit deri tek i nxehti përvëlues që përjetohet gjatë verës. Përpos kësaj, deti, dielli, larja e shpeshtë janë faktorët kryesor që dobësojnë kualitetin e flokëve, raporton Agroweb, shkruan Insajderi.

Po ndajmë me jush disa këshilla të cilat do të ju mundësojnë të rrisni flokët dhe të i mbani të shëndetshme pa shkuar te frizeri.

 

  • Mbulimi – gjatë kohës kur rrezet e diellit janë të forta, mbulojini flokët me shall apo kapele. Përpos që ju mbron nga dielli, flokët tuaj do të mbrohen edhe prej ndotjes së ajrit apo erës së fortë.

 

  • Nëse i lidhni flokët mos i shtrëngoni shumë – me siguri, shpesh keni përjetuar të ju dhembin flokët pasi keni mbajtur të mbledhur si topuz dhe të shtrënguar shumë. Kjo nëse bëhet shpesh mund të dëmtojë rrënjën e flokut tuaj.

 

 

  • Mos i lani shpesh – kjo është një prej rregullave më të vështira për të u përmbajtur por në të njejtën kohë edhe më e rëndësishmja. Flokët kur lahen shpesh, i humbin yndyrat e tyre natyrale që janë aq të domosdoshme për ushqyerjen e tyre. Kjo gjatë verës, duke pasur parasysh vapën dhe djerësën është problem, por të paktën mos përdorni shampo.

 

 

  • Nxehtësia e tepërt -tharja e flokëve me tharës e dëmton strukturën e flokut. Gjatë verës mund të përdorni stile më të natyrshme, të cilat nuk kërkojnë stilim.

 

  • Trajtimi me vajëra natyrale – është njëra nga metodat më efikase për të mbajtur flokët e shëndetshme. Vajrat si ai i kokosit, bajameve, i ullirit, kanë aftësi të ripërtrijnë dhe hidrajtojnë në thëllësi flokun.Përpos këtyre është avokado i cili është shumë i pasur me yndyrna të ngopura dhe vitaminë E. Mjalta, bananja, vezët dhe kosi mund të bëjnë mrekulli me flokun dhe të i bëj të shkëlqejnë sikur në reklama./Insajderi.com