E lehtë, e shpejt, e shijshme – Kjo recetë shpagetash do të jetë e preferuara juaj

E lehtë, e shpejt, e shijshme – Kjo recetë shpagetash do të jetë e preferuara juaj

Shpageta të hedhura hedhur në vaj ulliri dhe salcë hudhre të grirë me djath parmixhani, majdanoz i  freskët dhe pak limon. E thjeshtë dhe plotësisht e shijshme!

Aglio e olio (nga italishtja: hudhër e vaj) është një pjatë fshatare nga Napoli, në të cilën hudhra hidhet lehtë në vaj ulliri dhe uji i makaronave shtohet më pas për të bërë një salcë. Pra, literalisht, shpageta me hudhër dhe vaj.

Për të filluar do ju duhen 500 gram shpagesa dhe kripë sipas shijes dhe zieni ato si zakonisht. Para se të kulloni ujin, ruani të paktën 2 gota ujë ku shpagetat u zien.

20200627_182139

Ndërsa shpagetat zihen, lëshon niseshte në ujë i cili më pas mund të përdoret si një trashës për salcat.

Spërkatni shpagetat me pak vaj ulliri për të mos u ngjitur dhe lini mënjanë.

Do të ju duhen 1/2 filxhan vaj ulliri ekstra të virgjër, 4 thelba hudhër të prerë hollë dhe 1 lugë çaji spec i thatë i bluar.

20200627_180548

Ideja këtu është që të ngadalësojmë gatimin e hudhrës duke lejuar që aroma e sajtë përshkojë vajin pa u djegur. Hudhra e djegur është e hidhur, kështu që merrni kohën tuaj.

20200627_180828

Sapo hudhra të fillojë të gatuhet vazhdoni për 10-12 minuta duke e trazuar herë pas here. Hudhra duhet të jetë e butë dhe një ngjyrë kafe të lehtë.

Shtoni me kujdes në vaj me hudhër 2 gota ujë shpagetash. Lëjeni të vlojë, pastaj ulni temperaturën dhe përzijeni për 5-6 minuta.

20200627_184849

Salcën derdheni në shpagetat tashmë të gatuara dhe përzieni. Shtoni piper të zi, parmixhan të grirë, lëkurë limoni të grirë dhe majdanoz të freskët.

20200627_182230

Bon Appétit! /Insajderi.com

20200627_185507