Mëngjesi i përsosur për një lëkurë të tonifikuar dhe plot shkëlqim

Mëngjesi i përsosur për një lëkurë të tonifikuar dhe plot shkëlqim

Ushqimi me të cilin nisim ditën ka shumë rëndësi për organizmin dhe lëkurën tonë. Përpos që duhet të ketë përbërës që të mbajnë të ngopur, mëngjesi ideal duhet të ketë vlera ushqyese që ndikojnë në energjinë tonë.

Për mëngjes këshillohen, drithëra të plota, fruta, perime dhe yndyrna të shëndetshme, raporton Glamour, shkruan Insajderi.

Këshillohet që një njeriu të zakonshëm i duhet të konsumojë rreth 25 deri 30 gramë fibra në ditë.

Fibrat gjenden tek frutat, perimet, tërshëra. Buka e thekur me avokado, tërshëra e qullët e kombinuar me fruta, janë disa prej ushqimeve që do të ndikojnë në trupin dhe lëkurën tuaj.

Edhe proteinat janë një faktor i rëndësishëm.

Konsumimi i vezëve apo salmonit për mëngjes ndikon që trupi të i shpërbëjë në amino acide, të cilat janë të nevojshme në formimin e indeve, hormoneve dhe rruzave të kuqe.

Yndyrnat e pangopuna që gjenden tek avokado, salmoni, farat ndikojnë në rritjen e elasticitetit të lëkurës.

Ato poashtu janë burim i shkëlqyer i vitaminës E dhe Omega 3, të cilat mbrojnë lëkurën nga dëmet e ndotjes./Insajderi.com