3 lloje të maskave për flokë me përbërës shtëpiak (DIY)

3 lloje të maskave për flokë me përbërës shtëpiak (DIY)

Pavarësisht nëse flokët tuaj janë dëmtuar, tharë, apo venitur për shkak të stilimit, maskat e flokëve me përbërës natyral janë zgjidhja e duhur. Përpos që preferohen më shumë se sa trajtimet te parukierja, këto maska janë të lira dhe mund të i bëni edhe në kohë pandemie kur jo të gjithë kanë qasje te profesionisti.

Më poshtë, kemi përzgjedhur 3 maskat më të mira DIY (Do it Yourself) për të gjitha problemet tuaja më të mëdha të flokëve, nga skalpi i irrituar, flokët e thara, deri te dëmtimet për shkak të ngjyrosjes. Flokët me shkëlqim janë vetëm një maskë larg – dhe juve as nuk do të ju duhet të dilni nga shtëpia.

Maskë me mjaltë, vezë dhe uthull molle

Problemi: Flokët e thatë. Nëse flokët tuaj po duken të thatë dhe pa jetë, provoni këtë maskë me mjaltë, vezë dhe uthull molle. Kjo maskë siguron një trajtim të shkëlqyeshëm hidratues që siguron shkëlqim dhe ushqim të rrënjës, thotë Stephanie Brown, nga Salloni IGK në New York City.

Përbërësit: 1 lugë çaji mjaltë, 1 vezë, 1 lugë gjelle uthull.

Udhëzimet: Kombinoni në një tas të vogël. Ju mund të dyfishoni ose të përdorni gjysmën e recetës, në varësi të gjatësisë së flokëve tuaj. Lëreni të qëndrojë për 30 deri në 40 minuta para se të e shpërlani. Ky trajtim ushqyes funksionon në të gjitha llojet e flokëve.

Maskë me vaj kokosi, sheqer dhe vajëra esencial

Problemi: zbokthi. Nëse zbokthi fillon të shfaqet në kokën tuaj kur temperaturat bien, mund të jetë sepse nxehtësia në shtëpinë tuaj është më e lartë se sa duhet dhe po than lëkurën tuaj, thotë Paul Cucinello, stilist i famshëm dhe pronar i Cucinello Studio NYC. Ky trajtim ndihmon në heqjen dhe zvogëlimin e zbokthit. Ky kombinim mund të përdoret si një pastrues i shkëlqyeshëm për fytyrë.

Përbërësit: 2 lugë vaj të papërpunuar kokosi, 4 lugë sheqer të papërpunuar, 5 pika vaj mente, 2 pika vaj pemë çaji.

Udhëzimet: Në një tas të vogël, përzieni përbërësit së bashku. Duke përdorur gishtat ose një furçë me ngjyra të flokëve, aplikoni përzierjen direkt në dy seksione të flokëve të pastër dhe të lagur në dush. Pasi të aplikoni në mënyrë të barabartë, masazhoni butësisht për 1-3 minuta dhe më pas kapni flokët lart dhe lërini të ulet për kohëzgjatjen e dushit tuaj.

Sheqeri në këtë trajtim DIY shëndërrohet në acid glikolik i cili shpërndan qelizat e vdekura të lëkurës, thotë Cucinello. Vaji i arrës së kokosit është i pasur me acide yndyrore dhe ka përfitime anti-inflamatore, vaji i mentës ndihmon në përmirësimin qarkullimit të gjakut në lëkurën e kokës, dhe vaji i pemës së çajit është antifungal, antimikrobik dhe antibakterial.

Maskë me mjaltë, uthull molle dhe vaj kokosi

Problemi: Flokë të lodhura dhe pa shkëlqim. Hidratimi dhe ushqimi bën që flokët tuaj të duken më mirë, thotë Broën. Kur flokët fillojnë të duken të lodhur dhe pa jetë, përdorni një maskë uthull molle për të rritur shkëlqimin.

Përbërësit: Pjesë të barabarta mjalti me uthull molle dhe vaj kokosi.

Udhëzimet: Vendosni përzierjen në flokë të lagur dhe lini të paktën 20 minuta, pastaj lani me shampon si zakonisht. Kjo maskë është e mirë për të gjitha llojet e flokëve dhe ndihmon në mbylljen e ngjyrës gjithashtu./Insajderi.com