Vetëvrasja nuk është e lehtë për t’u diskutuar, por të flasësh mund t’i shpëtojë dikujt jetën

Vetëvrasja nuk është e lehtë për t’u diskutuar, por të flasësh mund t’i shpëtojë dikujt jetën

Përafërsisht 6, 000 njerëz vdesin nga vetëvrasja në vit dhe ky fenomen është një prej problematikave më të mëdha të shëndetit public.

Një nga mënyrat për të parandaluar vetëvrasjen, është të i ndihmosh të flasin për ndjenjat vetëvrasëse. Për shumë njerëz kjo mund të jetë hapi i parë drejt shërimit, raporton Independent, shkruan Insajderi.

Ne duhet të arrijmë pikën kur shëndeti mental të bëhet temë e zakonshme bisede në familje, në punë apo gjatë takimeve për kafe.

Të flisni për problemet mund të ju ndihmojë të keni përspektiva tjera, gjë që është e rëndësishme për personat të cilët bëjnë vetëvrasje. Sepse ky akt ndodh kur një person nuk sheh asnjë zgjidhje tjetër për problemet e tij,” thotë Lorna Fraser, një vullnetare në Samaritarians.

Të ndash historitë personale me dikë na bën të përjetojmë katarzën. Përmes kësaj ne sigurohemi që dikush na pranon veten tonë të vërtetë dhe kuptojmë se problemet tona nuk janë aq të mëdha dhe aq të pazgjidhshme sa e mendojmë ne.\Insajderi.com