5 mënyrat se si gjoksi juaj ndryshon brenda muajit

5 mënyrat se si gjoksi juaj ndryshon brenda muajit

Padyshim që keni vërejtur ndryshimet e gjoksit tuaj ndryshojnë brenda muajit.

Ndonëse kjo është e pashmangshme, e gjitha çfarë mund të bëni është të identifikoni arsyet e këtij ndryshimi.

Rolin më të madh në ndryshimin brenda muajit e luajnë hormonet tuaja, krahas stilit të jetës dhe mënyrës se si ushqeheni, njofton Insajderi.

Faza 1: Gjoksi është më gunga

Ditët e para të ciklit tuaj, ginjtë tuaj mund të duken më pak simetrikë dhe të vëreni gunga. Pse ndodh kjo?Gjatë menstruacioneve, ju mund të ndjeni këto gunga ndërsa gjëndrat e qumështit zgjerohen në përgatitjen e një shtatëzënieje të mundshme. Por kjo nuk është e përhershme. Sapo trupi juaj të kuptojë që nuk jeni shtatzënë, gjinjtë tuaj do të qetësohen.

Faza 2: Gjoksi është më i butë dhe më i vogël

Kah fundi i menstruacioneve (në varësi të kohëzgjatjes së ciklit tuaj, zakonisht është rreth 3 ose 7 ditë), gjinjtë tuaj papritmas zvogëlohen.Gjinjtë janë në vëllimin e tyre më të ulët në këtë kohë sepse estrogjeni dhe progesteroni janë në nivelin e tyre më të ulët. Ky është në të vërtetë përshkrimi më i saktë i madhësisë suaj të vërtetë sepse nuk po pompoheni me hormone.

Faza 3: Gjoksi është më i ngritur

Ndërsa afroheni me ovulacionin (kjo njihet si faza folikulare dhe ndodh rreth ditës së 12), estrogjeni fillon të rritet. Dhe sipas Journal of Ultrasound Medicine kjo bën që gjinjtë tuaj të duken më të ngritur. Kjo për shkak se estrogjeni përmirëson elasticitetin e lëkurës.

Faza 4: Gjoksi është më i fortë dhe i fryrë

Në atë që konsiderohet faza luteale (kjo ndodh pas ovulacionit, e cila është përgjithësisht rreth ditës 15 dhe deri në fund të ciklit tuaj), gjoksi është në madhësi më të madhe. Progesteroni është shumë në rritje, kështu që kjo është një kohë e shoqëruar me madhësinë dhe densitetin më të madh të gjirit, dhe kështu duket edhe më i madh.

Faza 5: Gjoksi është më pak simetrik

Hulumtimet e publikuara në revistën Etologjia dhe Sociobiologjia zbuluan se kur estrogjeni është i ulët gjatë javës tuaj para menstruacioneve, gjinjtë bëhen më pak simetrik. Kjo mund të jetë arsyeja pse gjiri yt i majtë duket më i vogël.

Kur ndryshimin e gjoksit tuaj nuk e dikton ndryshimi hormonal të trup:

Përveç rritjes dhe përplasjes së hormoneve që po ndodhin me një ritëm mujor, ka edhe gjëra të tjera që mund të shkaktojnë ndryshime në gjoksin tuaj.

Seksi mund të bëjë gjoksin më të madh

Ndërsa rritet ritmi i zemrës dhe presioni i gjakut, po kështu rritet madhësia e gjinjve tuaj.

Karbohidratet mund të ndikojnë në zmadhim të gjoksit

Ushqimi i pasur me karbohidrate mund të shkojë drejt e në gjoks. Ato stimulojnë prodhimin e insulinës, e cila mund të çojë në mbajtjen e lëngjeve në gjoks.

Kafeina mund t’i bëjë ata të nyjshëm

Gota juaj e mëngjesit e kafesë mund të bëjë që ju të përjetoni diçka si gjinj fibrocikstik. Kjo është për shkak të ndjeshmërisë në indet e gjirit. Nuk paraqet problem, por ndjeshmëria e madhe mund të jetë jo-komode madje edhe të shkaktojë dhimbje. /Insajderi.com

Burimi: Health