‘Produktiviteti’ është bërë një fjalë me konotacione pozitive – por çfarë ndodh kur kjo kalon në ekstremen?
Sipas drejtorit kryesor të Qendrës për BrainHealth në Universitetin e Teksasit, Dr Sandra Chapman, truri mund të bëhet i varur nga produktiviteti ashtu siç mund të bëhet i varur nga droga, bixhozi, ngrënia apo blerja, shkruan BBC, transmeton Insajderi.
“Një person mund të dëshirojë vlerësim për punën që bën, ose rritje të pagës,” thotë Chapman.
“Problemi është se ashtu si të gjitha varësitë, me kalimin e kohës një person ka nevojë për më shumë dhe më shumë për t’u kënaqur dhe më pas kjo fillon të punojë kundër jush. Simptomat e tërheqjes nga kjo varësi përfshijnë rritjen e ankthit, depresionit dhe frikës”.
Shumë njerëz nuk e kuptojnë dëmin që varësia ndaj punës dhe produktivitetit shkakton derisa të ndodhë një divorc dhe një familje të ndahet, ose shëndeti i tyre mendor të përkeqësohet.
Sipas Dr Mark Griffiths, profesor i dalluar i sjelljes si varësi, në Universitetin e Nottingham Trent, një varësi nga puna është ajo që disa ekspertë e quajnë një “varësi e përzier me bekime’.
“Një punëtor mund të fitojë shumë para, ashtu si një i varur nga fitnesi është tejet në formë. Por gjëja për çdo varësi është se në afat të gjatë, efektet e dëmshme tejkalojnë çdo përfitim afatshkurtër”.
Profesori i varësisë si sjellje Griffiths thotë se, pavarësisht sa të varur në produktivitet dikush e konsideron veten, do të vijë një pikë kur performanca e tyre ngec dhe efektet bëhen potencialisht kërcënuese për jetën. /Insajderi.com