Tualetet publike transparente të instaluara në parqet e Tokios

Tualetet publike transparente të instaluara në parqet e Tokios

Tingëllon si një prej ëndrrave të këqija të turpshme, mirëpo nuk është – një tualet publik i cili lejon të shohësh gjithçka brenda.

Ky është dizajni i disa prej tualeteve të reja të vëndosura në parqet publike të Tokios, raporton Guardian, shkruan Insajderi.

Tualetet transparente, të krijuar nga arkitekti fitues i çmimit Pritzker, Shigeru Ban dhe disa dizajner të tjerë të njohur, përmbajnë një trik; para se të hysh në to duken transparente ndërsa kur brenda është dikush muret transparente errësohen.

Këto tualete janë pjesë e Tokio Toilet Project, të organizuara nga Nippon Foundation.

Ata treguan që ka aryse praktike pse tualetet janë të tejdukshme.

“Ka dy shqetësime lidhur me tualetet publike, sidomos kur janë në afërsi të parqeve publike; e para është se sa të pastra janë dhe e dyta, nëse dikush është duke pritur brenda, gjë që mund të jetë shumë e rrezikshme.”

Duke përdorur teknologji të re, ata  treguan, se i kanë bërë muret e tejdukshme, të errësohen kur ka njeri brenda. Ndërsa nga jashtë duken si llampa të ndritshme me ngjyra të ndezura që i bëjnë dritë parkut.

Këto tualete ‘hi-tech’ në Japonin janë bërë objekt fascionimi për vizitorët e vendit. Plani i këtij projekti është të instalojë tualete në 17 lokacione në Shibuya deri në pranverën e ardhshme./Insajderi.com