Njerëzit që hanë gjalpë kikiriku për mëngjes janë më të mirë në shtrat, pohon studimi

Njerëzit që hanë gjalpë kikiriku për mëngjes janë më të mirë në shtrat, pohon studimi

Shumica prej nesh e kanë dëgjuar tërë jetën frazën “mëngjesi është vakti më i rëndësishëm i ditës”, por çfarë thotë pjata juaj e parë për ju?

Sipas hulumtimit të ri nga Weetabix, ata që hanë gjalpë kikiriku çdo mëngjes janë dashnorët më pasionantë, shkruan Mirror.co.uk, transmeton Insajderi.

Por nëse në vend të kësaj hani marmelatë, ka më shumë të ngjarë që pëlqeni leximin, ndërsa ata që thjesht pinë një filxhan çaj ka më shumë të ngjarë të fitojnë shumë para.

Weetabix u kërkoi 2,000 të rriturve britanikë të përshkruanin tiparet e tyre më të mëdha të personalitetit dhe pastaj e krahasoi atë me ato që kishin për mëngjes shumicën e ditëve.

Nëse jeni një adhurues i tostit francez, ka shumë të ngjarë që ju ta mendoni veten si të fiksuar pas festave, ndërsa ata që preferojnë të hanë vetëm një banane, ka shumë të ngjarë ta përshkruajnë veten e tyre si të stresuar. /Insajderi.com