Çifti i të moshuarve që ka shpërndarë çaj për ‘rejverët” ilegal

Çifti i të moshuarve që ka shpërndarë çaj për ‘rejverët” ilegal

Kur për shkak të pandemisë klubet e natës dhe të gjitha ngjarjet e këtij lloji u ndaluan, ekspertët në Angli paralajmëruan që do të jetë një verë përplot me ‘rave party’ ilegale, që do të mbahen në parqe dhe male.

Edhepse shteti ka vendosur dënime prej 10.000 funtash për organizatorët, mijëra veta u mblodhën në fshatin Banwen për një festival ilegal.

Sipas BBC News, 3000 veta morën pejsë në një festë të dielën me 29 gusht, që zgjati deri të hënën.

Mary Powell u zgjua në mëngjes në shtëpinë e saj dhe pa shumë makina rreth oborrit të tyre. Ajo dhe burri i saj e kuptuan prej djalit të tyre që një festë ‘rave’ ishte duke ndodhur në mal. Ajo vendosi të shërbejë tasa me çaj për ta.

“Ishin vetëm dy veta të dehur,” ka thënë burri i saj Baden, “dhe ata ishin shumë të sjellshëm dhe të vetëdijshëm. Një makinë e kuqe ishte aty dhe brenda saj po flinin dy djem, që më pyetën nëse ishte në rregull. Unë u thash po”.

Policia kishte përdorur kamera dron për t’i identifikuar organizatorët, por arrestoi disa njerëz që kishin urinuar apo kishin marrë droga.

Dave Thorne nga policia e South Wales tha se “komunitetet lokale janë duke bërë të pamundurën t’i përmbahen rregullave të pandemisë dhe mbledhja e 30000 vetave në atë vend është papërgjegjësi e madhe.”/Insajderi.com