Ri-ngrohja e orizit të gatuar mund të shkaktojnë helmim

Ri-ngrohja e orizit të gatuar mund të shkaktojnë helmim

Po, ju mund të helmoheni nëse hani oriz të ri-ngrohur. Nuk është ri-ngrohja  ajo që shkakton problemin, por mënyra se si është ruajtur orizi para se të ngrohej përsëri, njofton Insajderi.

Orizi i pa gatuar mund të përmbajë spore të Bacillus cereus, baktere që mund të shkaktojnë helmim nga ushqimi. Sporet mund të mbijetojnë kur gatuhet orizi.

Nëse orizi lihet në temperaturën e dhomës, sporet mund të rriten në baktere. Këto baktere do të shumohen dhe mund të prodhojnë toksina (helme) që shkaktojnë të vjella ose diarre.

Sa më shumë që orizi i gatuar lihet në temperaturë dhome, aq më shumë ka të ngjarë që bakteret ose toksinat mund ta bëjnë orizin të pasigurt për t’u ngrënë.

Nëse hani oriz që përmban baktere Bacillus cereus, mund të sëmureni dhe të përjetoni të vjella ose diarre rreth 1 deri në 5 orë më pas. Simptomat janë relativisht të lehta dhe zakonisht zgjasin rreth 24 orë.

Këshilla për të shërbyer orizin në mënyrë të sigurt:

  • Në rastin ideal, shërbejeni orizin sapo të jetë gatuar.
  • Nëse kjo nuk është e mundur, ftohni orizin sa më shpejt që të jetë e mundur (idealisht brenda 1 ore).
  • Mbani orizin në frigorifer për jo më shumë se 1 ditë derisa të nxehet përsëri.
  • Kur ngrohni orizin, gjithmonë kontrolloni që të avullojë deri në fund.
  • Mos e ngrohni orizin më shumë se një herë.

Burimi: NHS.UK