Jemi shtyrë të besojnë se Coronavirusi, sulmon vetëm mushkëritë. Por nuk ka të bëjë vetëm me mushkëritë.
Edhe nga ditët e para të pandemisë, mjekët po zbulonin se një infeksion i ri i koronavirusit mund të prekte pjesë të tjera të trupit, duke përfshirë trurin, enët e gjakut dhe zemrën. Të dhënat nga shpërthimet fillestare në Kinë, New York City dhe shteti i Uashingtonit sugjeruan që 20 deri në 30 për qind e pacientëve të shtruar në spital me Covid-19 treguan shenja të dëmtimit të zemrës, shkruan Wired, transmeton Insajderi.
Por tani, po shfaqen prova se virusi mund të shkaktojë dëme në zemër edhe tek njerëzit që kanë pasur simptoma të lehta ose aspak, veçanërisht nga ata njerëz që ushtrojnë ndërsa janë të infektuar.
Nëse një person pushon ndërsa është i sëmurë dhe gjatë shërimit, shumicën e kohës inflamacioni tërhiqet dhe muskuli i zemrës shërohet vetvetiu. Por aktiviteti i rëndë ndërsa zemra është e dobësuar mund të shkaktojë ënjtje në këmbë, marrje mendsh, gulçim dhe – në raste serioze – rrahje të çrregullta të zemrës, ndalje kardiake dhe vdekje të papritur.
Këto rezultate më ekstreme shihen më shpesh tek atletët garues. Kjo është arsyeja pse kardiologët kanë kërkuar kujdes të shtuar për sportistët. Vetëm muajin e kaluar, ish-basketbollisti i Shtetit Florida, Michael Ojo vdiq nga ndërlikimet e dukshme të zemrës ndërsa luante në një kampionat pro në Serbi, menjëherë pasi 27-vjeçari ishte shëruar nga Covid-19. /Insajderi.com