Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka reaguar ndaj lidhjes së marrëveshjes mes koalicionit PAN dhe AKR-së.
Sipas tij, një Qeveri e tillë është e mbështetur “në kontrabandë, tregtarë votash, mashtrim të qytetarëve dhe në Beograd, s’mund të jetë alternativë e dinjitetshme për Republikën”.
“Është veçse një pazar i ulët, pa parime, pa moral e pa kurriz. Është arsye pse politika shihet sot si profesion i pistë, e Kosova si vend i pa shpresë. Qytetarët meritonin më mirë, Kosova meritonte më shumë”, ka shkruar Abdixhiku.
Ai më pas ka kritikuar ashpër përbërjen e re të Qeverisë Haradinaj.
“Triumfi i kapësve me argat e sekserë bashkë është fitore e përkohshme e së mbrapshtës ndaj së drejtës. Si e tillë, ajo s’mund dhe s’do të ketë jetë të gjatë”, ka shkruar Abdigjiku. /Insajderi.com
Një bashkëpunim që mbështetet në kontrabandë, tregtarë votash, mashtrim të qytetarëve dhe në Beograd, s'mund të jetë…
Posted by Lumir Abdixhiku on Monday, 4 September 2017