Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti ka arritur në Kuvendin e Kosovës, ku në orën11:00 do të mbahet seanca plenare në të cilën pritet të votohet qeveria që do ta drejtojë Kurti.
Ai para se të dal në seancë plenare për ta propozuar kabinetin e tij qeverisës, do ta mbajë një takim me deputetët e partisë së tij.
Kurti i cili fitoi zgjedhjet me 6 tetor 2019, pas negociatave disa mujore ditën e djeshme arriti koalicion me Lidhjen Demokratike të Kosovës, për të bashkëqeverisur.
Kreu i Vetëvendosjes para shkuarjes në Kuvend për të marrë besimin e deputetëve për mandatin katër vjeqar, i ka falënderuar gjithë qytetarët e Kosovës për besimin e dhënë në zgjedhje. Insajderi.com