Albulena Haxhiu: MPB-ja nuk ka qenë temë diskutimi, ishte spekulim

Albulena Haxhiu: MPB-ja nuk ka qenë temë diskutimi, ishte spekulim

Burime të sigurta brenda Lidhjes Demokratike të Kosovës kanë bërë të ditur se VV dhe LDK kanë ndarë ministritë mes veti.

Sipas këtyre burimeve, LDK-ja ka zgjedhur Ministrinë e Punëve të Brendshme.

Ditëve të fundit është shkruar në media se kjo ka qenë një nga pikat kryesore ky dy partitë nuk janë pajtuar.

Por të kundërtën ka thënë Albulena Haxhiu, deputetja e rizgjedhur e Vetëvendosjes.

“Posti i ministrisë së Punëve të Brendshme nuk ka qenë temë e diskutimit. E kam parë që ka qenë spekulim se këtu kemi pas mospajtime. këto nuk qëndrojnë”, ka thënë Haxhiu për Insajderin.

“Ne do të pajtohemi për këtë post ashtu siç do të pajtohen dy kryetarët e partive politike”.

Lexo edhe:

‘Dorëzohet’ VV – ia japin LDK-së Ministrinë e Punëve të Brendshme

VV dhe LDK ndajnë ministritë – flet Albulena Haxhiu

Ekskluzive: Kështu u ndanë ministritë mes LDK-së dhe VV-së