persona në Ferizaj, tetë" />

Aliu jep detaje për arrestimin e 12 personave në Ferizaj

Aliu jep detaje për arrestimin e 12 personave në Ferizaj

Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, ka thënë se janë arrestuar 12 persona në Ferizaj, tetë prej tyre zyrtarë të komunës, pesë rojtarë dhe tre teknikë të pylltarisë, nën dyshimin për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe si dhe marrje e dhënie të ryshfetit.

Ai ka thënë se kjo është dëshmia më e mirë që lufta e tyre do të jetë e pakompromis ndaj çdo zyrtari që ka keqpërdorur pasurinë e shtetit.

Përmes një konference për medie, i pari i Ferizajt ka thënë se presin që të tregohet rezultativ gjithë ky bashkëpunim që të tregohet se mund të bëhet pa kompromis lufta ndaj këtyre dukurive.

“Gjithë bashkëpunimi është bërë mes komunës së Ferizajt dhe institucioneve përgjegjëse sepse ka qenë qëllim i yni i kamotshëm. Ky është veprimi më serioz që është bërë në dy dekadat e fundit që është bërë kundër korrupsionit në komunë dhe në mbrojtjen e pyllit”, ka deklaruar ai./Insajderi.com