Ambasadori italian kërkon formimin e institucioneve: Nuk kemi kohë për të humbur

Ambasadori italian kërkon formimin e institucioneve: Nuk kemi kohë për të humbur

Ambasadori i Italisë në Kosovë, Nicola Orlando, ka thënë se nuk ka kohë për të humbur. Duhet të formohen institucionet e vendit, përcjell Insajderi.

Kjo deklaratë e tij erdhi pasi Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka certifikuar rezultatet. Fituese doli Lëvizja Vetëvendosje që mori 58 deputetë.

Kështu, partisë së Albin Kurtit do t’i jepet e drejta për ta formuar Qeverinë e re, me të cilën mezi pret të punojë Orlando.

“Urime të gjithë deputetëve të rinj të Kosovës. Mezi presim për një formim të shpejt të Kuvendit dhe Qeverisë gjithashtu edhe zgjidhjen e presidentit. Shumë punë për të luftuar pandeminë dhe për të forcuar ekonominë, Rendin dhe Ligjin dhe progresin drejt integrimit euro-atlantik. S’ka kohë për të humbur”, ka shkruar në Twitter.

Të njëjtën kërkesë të shtunën e ka bërë edhe zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë. /Insajderi.com