Anëtarja e VV-së fyen gazetarët e Insajderit

Anëtarja e VV-së fyen gazetarët e Insajderit

Pasi që e ofendoi homoseksualizmin duke e quajtur “sëmundje dhe çështje epshi të pakontrolluar”, anëtarja e Vetëvendosjes, Donika Gashi ka fyer edhe gazetarët e Insajderit.

“Mbeturina gazetaruce” i ka quajtur ajo gazetarët në një postim nëë rrjetin social facebook.

Ky reagim i ashpër erdhi pas raportimit të Insajderit, për fyerjet që ajo i drejtoi për komunitetin LGBTI.

Në këtë postim, shkrimtarja e vetquajtur ka thënë se në Vetëvendosje nuk imponohen mendimet e askujt.

“Për Insajderin, (Dhe mbeturinat tjera gazetaruce që po më sulmojnë për shkak të frustrimeve të tyre personale), Pasiqë aq shumë po merreni me deklaratat e mia virtuale, atëhere më lejoni të ju them që qëndrimet e mia për fenomenet sociale, të cilat unë i shpreh në profilin tim personal në Facebook janë po ashtu personale. Në Vetëvendosje! kam aderuar me vullnet dhe shumë dashni për njerëzit e këtij vendi sepse besoj që VETËVENDOSJA! është zgjidhja më e mirë e mundshme në këtë katrahurë politike që po e përjetojmë përditë”, ka shkruar Gashi.

Gashi nëpërmjet një postimi fyes në facebook më herët i kishte cilësuar homoseksualët edhe si “shkije”.

Insajderi më herët raportoi se Donika Gashi gjithashtu është e punësuar në MKRS.

Më poshtë lexoni reagimin e saj të plotë ndaj Insajderit:

Për Insajderin,

(Dhe mbeturinat tjera gazetaruce që po më sulmojnë për shkak të frustrimeve të tyre personale),

Pasiqë aq shumë po merreni me deklaratat e mia virtuale, atëhere më lejoni të ju them që qëndrimet e mia për fenomenet sociale, të cilat unë i shpreh në profilin tim personal në Facebook janë po ashtu personale.

Në Vetëvendosje! kam aderuar me vullnet dhe shumë dashni për njerëzit e këtij vendi sepse besoj që VETËVENDOSJA! është zgjidhja më e mirë e mundshme në këtë katrahurë politike që po e përjetojmë përditë.

Vetëvendosja! nuk ia imponon askujt se çfarë qëndrimesh personale mund të ketë, por si duket kjo është ajo që juve po ju tmerron.

Pra, ju gazetarucë të mjerë, kuptojeni që unë kam ndërtuar një emër dhe një personalitet goxha kohë më parë, para se ju t’i kacavjerreshi tastaturës që e torturoni pa ia nda.

Prej “poetes së vetquajtur” ja një foto nga libri me poezi i botuar kur ju ende keni qenë jashtë kësaj bote, atëhere kur vlerat janë çmuar por nuk kanë mundur të blihen me para, ashtu si po iu ndodhë juve sot për antivlerat që përçoni. Po ashtu, meqenëse kritika letrare është botë e panjohur për ju, po e lë me kaq.

Ndërkaq, për librin e ardhshëm me poezi do të ju ftoj në promovim!

Shpresoj që deri atëherë do t’i bjerni në fije konceptit “fjalë e lirë”, i cili nuk iu takon ekskluzivisht juve dhe konceptit “qëndrim personal”.

Për fund,

Do të vazhdoj të shpreh mendimet e mia, pa ia pasur drojën tentim-përdhosjes dhe vobektësisë suaj mendore.

Tash, lirisht zbrapsuni.

Me dashni,

Donika Gashi