Lideri i partisë Vetëvendosje Albin Kurti, prezantoi me 14 korrik të këtij viti anëtarësimin e një “qytetareje të Prishtinës” kur prezantoi si

Anëtarja e VV-së i quan homoseksualët të sëmurë dhe “shkije”

Anëtarja e VV-së i quan homoseksualët të sëmurë dhe “shkije”

Lideri i partisë Vetëvendosje Albin Kurti, prezantoi me 14 korrik të këtij viti anëtarësimin e një “qytetareje të Prishtinës” kur prezantoi si vlerë dhe vlerësim për partinë e tij poeten e vetquajtur Donika Gashi, duke premtuar se do punojnë bashkë për rininë, artin e kulturën në vend.

Por shteti të cilin premton Kurti, i barabartë për të gjithë, duket se nuk është në planet e anëtares së partisë Donika Gashi, pasi qëndrimi i saj mbi komunitetin LGBTI, shkel të gjitha parimet e barazisë shoqërore, që premton Vetëvendosje.

Në një postim në profilin e saj në Facebook të datës 9 tetor, një ditë para mbajtjes së Paradës së Krenarisë “Në emër të lirisë” që mblodhi në sheshin e Prishtinës mijëra pjestarë dhe mbështetës të këtij komuniteti, Donika Gashi, e “konsideron homoseksualizmin si sëmundje dhe çështje epshi të pakontrolluar” dhe i krahason pjestarët e këtij komuniteti si “shkije”, një term fyes që ka pasur përdëroim tek shqiptarët ndaj serbëve.

Deklarata skandaloze e anëtarës së Vetëvendosjes vjen pas një rrëfimi personal për një udhëtim të saj në Gjermani ku tregon se është “shokuar kur ka parë dy djem duke ecur dorë për dore”. Më pas Donika Gashi përdorë termin “shkije” për të shpjeguar homoseksualët për të përmbyllur me konstatimin e saj fyes dhe dinigrues ndaj komunitetit LGBTI.

Homoseksualizmin e konsideroj sëmundje dhe çështje epshi të pakontrolluar“, thotë ajo paragrafin e parafundit të postimit të saj. 

Por, jam pajtuar që edhe ndër ne ka këso “shkijesh” të cilët kanë të drejtë të jetojnë ashtu si duan vetë”, shkruan Donika Gashi në postimin e saj në Facebook, përkunër faktit se Organizata Botërore e Shëndetësisë e ka larguar homoseksualitin nga lista e çrregullimeve mendore.

Ajo “ zgjedh t’a kundërshtoj ‘Paradën e “krenarisë”!’ dhe në mënyrë kategorike refuzon ta besoj që ai marshim ka të bëj me ndonjë vlerë”, duke rënë ndesh komplet me atë çfarë Vetëvendosje dhe vet lideri i saj Albin Kurti propagandon si vlera të shoqërisë dhe shtetit që pretendon ta qeverisë.

Një deklaratë e tillë krejtësisht fyese ndaj komunitetit LGBTI është e vetmja mbështetëse pasi të gjitha figurat e larta të partisë dhe vet Kurti kanë heshtur duke mos shkruar asnjë mesazh përkrahës.

programin e kësaj partie nga zgjedhjet e jashtëzakonshme të vitit 2017, nuk ishte përmendur askund komuniteti LGBTI. Në “Paradën e Krenarisë” të mbajtur me 10 tetor, nuk ka marrë pjesë asnjë anëtarë i lartë në Lëvizjen Vetëvendosje./Insajderi.com

Albin Kurti vazhdon ta injorojë komunitetin LGBTI – heshtë edhe këtë vit për paradën