Apeli lë në paraburgim Currin dhe të tjerët

Apeli lë në paraburgim Currin dhe të tjerët

Ismet Osmani –Curri dhe tre të dyshuarit tjerë të arrestuar javën e kaluar nën dyshimin për fajde dhe mashtrim, mbesin në paraburgim.

Insajderi merr vesh se Gjykata e Apelit ka refuzuar ankesat e avokatëve të të dyshuarve ndaj vendimit të Gjykatës Themelore, për masën e paraburgimit prej 30 ditësh.

Ismet Osmani, Ilir Bojku, Mentor Maqani dhe Adil Thaci, janë arrestuar të hënën e kaluar nën dyshimin se kanë përfituar mbi 6 milionë euro.

Këtë e ka bërë të ditur Policia e Kosovës ku pas përfundimit të operacionit, Curri me shokë kishte përfituar në mënyrë të paligjshme mbi 2.5 milionë euro.

Ekskluzive: Ky është biznesmeni që është viktimë e grupit të Currit

Profil – Kush është mafiozi Ismet Osmani – Curri, që u arrestua sot