Aplikacioni rus i mundëson ISIS-it të komunikojë në shqip

Aplikacioni rus i mundëson ISIS-it të komunikojë në shqip

Pas mbylljes për të dytën herë të faqes ‘khilafeti’- blogut zyrtar të Shtetit Islamik të Shamit dhe Irakut (ISIS) në gjuhën shqipe, pjesëtarët shqiptarë të ISIS’it po marrin informacione nga një aplikacion në pronësi ruse.

Kështu, shqiptarët e ISIS’it kanë hapur një llogari në “Telegram”, llogari që kryesisht, edhe pse ndërrohet shpesh, sillet rreth emrit “Nashir Shqip”.

“Telegram” ngjan shumë me aplikacionet ekzistuese të komunikimit, si ‘Viber’ dhe ‘Watchup”, vetëm së xhihadistët besojnë që ai nuk mund të përgjohet pasi që është në pronësi ruse, dhe haptazi mbështet nga sipërmarrësi rus, Pavel Durov.

Dje Insajderi raportoi se pas mbylljes së blogut të ISIS në shqip, ata kishin gjetur një hile në internet për ta hapur sërish atë. Por edhe  llogaria dytë është mbyllur./Insajderi.com

Mbyllet përsëri portali i ISIS-it në shqip