Arrestohet djali i Dekanit të Fakultetit të Edukimit pasi kapet me armë pa leje

Arrestohet djali i Dekanit të Fakultetit të Edukimit pasi kapet me armë pa leje

Ard Çeku, djali i dekanit të Fakultetit të Edukimit në UP, Ethem Çeku, është arrestuar nga Policia e Kosovës.

Mbrëmë në Prishtinë në veturën e tij, policia ka gjetur një armë pa leje.

Arrestimi i tij e ka konfirmuar edhe vet Çeku.

“Po, është e vërtetë, kjo ka ndodhë. Arma nuk është e djalit por e një shokut të tij nga Peja. Djali ka dhënë deklaratë në polici”, tha Ethem Çeku për KALLXO.com.

Tash dekan i Fakultetit të Edukimit në Univeristetin e Prishtinës, Ethem Ceku ka qenë i përfshirë edhe dy raste tjera kriminale.

Ai ka një rast të hapur për një pronë në Pejë, po ashtu është akuzuar nga vajza e një tregtari të arit në këtë qytet se u ka kërkuar haraç 50 mijë marka.

Insajderi ka shkruar për të dyja rastet.

Ethem Çeku kishte favorizuar Ministrit Rrustem Berisha gjatë kohës sa kishte qenë kryetar i kuvendit komunal në Pejë.

Çeku më 12 nëntor 1999 kishte marrë vendim që një tokë ndërtimore në Pejë t’ia jep në shfrytëzim të përhershëm Rrustem Berishës.

Për këtë rast që ka ndodhur para 20 vjetësh në vitin 2012 Ibrahim Fazliu ka ushtruar padi ndaj rritem Berishës dhe Komunës së Pejës.

Me pretendimet se padrejtësisht dhe në mënyrë të kundërligjshme i është mohuar e drejta e shfrytëzimit të pronës, fillimisht Hysen Fazliu e pastaj vëllai i tij, Ibrahim Fazliu.

Që nga atëherë, ky rast është kthyer dy herë në rishqyrtim, pasi që Gjykata e Pejës e kishte refuzuar si të pabazuar padinë, por që më pas gjykata e shkallës së dytë, e kishte anuluar aktgjykimin e gjykatës së shkallës së parë.

Ky proces është zvarritur shumë herë për shkak të Komunës së Pejës, që nuk ia ka ofruar Gjykatës dokumentacionin e plotë.

Javën e kaluar Gjykata Themelore në Pejë, për të dytën herë ka marrë vendim që ta detyrojë Komunën e Pejës të sjellë tërë dokumentacionin për të konstatuar nëse janë përfillur procedurat e rregullta për këtë rast.

Çeku është akuzuar nga Besarta Kastrati – Harxhi, për haraç.

Besarta Kastrati tha se babai i saj tashmë i ndjerë është dashur t’u paguaj haraç.

Sipas saj Çeku, nëpërmjet njerëzve të tij – përfshirë truprojën Himë Krasniqi, kishte caktuar shumën e haraçit që do të paguante secili tregtar ari. 50 mijë marka ishte tarifa. Kaq kishte paguar edhe Salih Kastrati, i njohur si Salih Dukati.

“Ethem Çeku ka qenë i lidhur me Ramush Haradinajn. Ethem Çeku i ka lyp 50 mijë marka. Babi ia ka dhanë në dorë. Jo veç babit po edhe argjendarë tjerë po ata se kanë guximin me tregu. Babi i ka dhanë ato në emër të Ramush Haradinaj”, ka treguar Besarta në një intervistë ekskluzive për Insajderin.