Arrestohet i sëmuri psikik që dje sulmoi prokurorin në Prizren

Arrestohet i sëmuri psikik që dje sulmoi prokurorin në Prizren

Është arrestuar Burim Rrahmani, personi i cili dyshohet se dje ka sulmuar prokurorin Atnor Skoro.

I njëjti është ndaluar për 48 orë, dhe ndaj tij do të vazhdohen procedura të mëtejme hetimore.

Prokurori Skoro duke u kthyer në vendin e tij të punës, afër objektit të Prokurorisë Themelore në Prizren, është sulmuar nga i dyshuari Rrahmani –  i cili e ka goditur në kokë.

Insajderi mëson se Burim Rrahmani është i sëmurë psikikë – pasi i njëjti për katër muaj ka qëndruar në ndalim psikiatrik.

Më shumë rreth këtij rasti:

Ky është personi që e ka sulmuar prokurorin Atnor Skoro

Sulmohet fizikisht prokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren

insajderi.com