Kryetari i Tifozëve “Dardanët”, Lulzim Berisha, është arrestuar nga Policia e Kosovës, nën dyshimin për veprën penale fajde, mashtrim dhe pjesëmarr dhe organizim të grupit kriminal, ku është i përfshirë edhe djali i Sabit Gecit, Albani.
Në aksionin të arrestuarve për fajde, ku është i përfshirë edhe djali i Sabit Gecit, Insajderi merr vesh se është arrestuar edhe Lulzim Berisha, kryetari i tifozëve Dardanët.
Në kuadër të një aksioni për fajde, detyrim dhe krim të organizuar që është zhvilluar të enjten në Prishtinë, policia e Kosovës ka arrestuar pesë persona.
Insajderi merr vesh se në mesin e të arrestuarve nën dyshimin për fajde është Lulzim Berisha, kryetar i grupit të tifozëve Dardanë.
Përvec tij, të arrestuar janë edhe Dalip Brahimi, djali i tij Rrahim Brahimi dhe Ismet Salihu.
Në këtë grup sipas policisë është përfshirë edhe djali i Sabit Gecit, Alban Geci. Siç ka njoftuar Prokuroria ai është në arrati bashkë edhe me një person tjetër që është pjesë e grupit.
Askioni i policisë është zhvilluar në 11 lokacione të ndryshme lidhur me hetimin që është duke e zhvilluar Prokuroria Speciale për veprat penale “fajdeja” “detyrimi” dhe “pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar”. /Insajderi.com