Arrestohet kushëriri i Sami Lushtakut për kërcënim të shefit të OSHP-së

Arrestohet kushëriri i Sami Lushtakut për kërcënim të shefit të OSHP-së

Shaban Lushtaku, i cili në videot e publikuara në Insajderi, shihet teksa hynë në objektin ku jeton shefi i Organit Shqyrtues të Prokurimit Publik, Blerim Dina, është ndalur nga Policia për 48 orë.

Lajmin e ka bërë të ditur për Insajderin, avokati i Shaban Lushtakut, Ilir Ramaj.

Video Ekskluzive nga kamerat e sigurisë: Frikësimi i shefit të OSHP-sëhttp://www.insajderi.com/hulumtime/gjashte-oret-e-tmerrit-per-shefin-e-oshp-se-frikesimi-sami-lushtaku-dhe-tenderet-milionesh/

Posted by Insajderi on Tuesday, 17 October 2017

Sipas Ramajt, klienti i tij Lushtaku, të martën në mbrëmje është intervistuar nga Policia e Kosovës ndërsa të mërkurën rreth orës 18:00 është ndalur nga Policia për 48 orë.

“Kjo është bërë me urdhër të prokurorit dhe pritet që brenda 48 orëve të dalë para gjykatës”, ka thënë Ramaj, për Insajderin.

Gjashtë orët e tmerrit për shefin e OShP-së: Frikësimi, Sami Lushtaku dhe tenderët milionësh

Ai ka konfirmuar se arsyeja ka të bëjë me raportimin e Dinës që kishte thënë për Insajderin se Shaban Lushtaku së bashku me Naim Sallahun, pronar të kompanisë “Sallahu” e kishin ndalur në një rrugicë në kryeqytet, duke i kërkuar që të takohej me Sami Lushtakun, kryetarin  aktual të Skenderajt.

Një ditë pas kërcënimit, shefi i OSHP-së shkoi në punë i shoqëruar nga familjarët

Avokati i Shaban Lushtakut, i tha Insajderit, se arsyeja e ndalimit të klientit të tij ka të bëjë pikërisht me këto pretendime të Dinës.

Polciia mbrëmë kishte deklaruar se kishte arrestuar një person, por pa e cekur se kush ishte ndaluar. /Insajderi.com

Pas presionit publik, Policia deklarohet për rastin e Blerim Dinës