Arsyeja se pse ky popull nga Japonia ka jetëgjatësinë më të madhe në vend

Arsyeja se pse ky popull nga Japonia ka jetëgjatësinë më të madhe në vend

Një filxhan çaj jeshil në ditë, mund të jetë kure efikase në trajtimin dhe parandalimin e alergjive ndaj ushqimeve, shkruan Dailymail.

Shkencëtarët kanë gjetur se në çajin e gjelbër gjendet një sasi e lartë e antioksidantëve, që i forcojnë mekanizmat kundër alergjive të ushqimeve. Më shumë se 40% e çajit të gjelbër përbëhet nga bakteria Flavonifractor plautiit. Kjo baktere sipas shkencëtarëve mund të inhibojë veprimin e inflamacionit, ndihmon në uljen e tensionit të gjakut dhe në rregullimin e peshës.

Ky studim është kryer nga shkencëtarët e universitetit Shinshu në Nagano, një regjion i Japonisë, I cili prodhon produkte vendore natyrale, duke përfshirë edhe çajin e gjelbër. Besohet se ky vend për këtë arsye ka jetëgjatësinë më të madhe në Japoni, popullsia e tij ka më së pakti sëmundje dhe shërbimet shëndetësore nuk janë dhe shumë të nevojshme.

Sipas studimit të publikuar në revistën shkencore Frontiers in Imunology, çaji i gjelbër përpos benefiteve të tjera, ka ndikim edhe në luftimin e alergjive ndaj ushqimit dhe pijeve.