Bahtiri nuk e kupton ironinë përkundër sqarimeve nga udhëheqësi i emisionit

Bahtiri nuk e kupton ironinë përkundër sqarimeve nga udhëheqësi i emisionit

Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri nuk e ka kuptuar ironinë e përdorur nga drejtori ekzekutiv i Insajderit, Parim Olluri në lidhje me opinionin me titull “Zyrtare: Agim Bahtiri, kandidati i Vetëvendosjes për kryeministër”.

I ftuar mbrëmë në një emisionin në T7, Bahtiri përkundër sqarimeve që i bënte moderatori nuk e kuptonte kurrsesi ironinë e shkrimit të Ollurit.

Përderisa, gazetari i bënte me dije se Drejtori i Insajderit, Parim Olluri ka të drejt ta shpreh mendimin e tij dhe se ka përdorur ironinë për raportin e tij me Albin Kurtin, Bahtiri mohonte se është pjesë e VV-së dhe se nuk do të kandidojë për kryeministër nga radhës e kësaj partie.

“Asnjëherë nuk kam pretendime që unë të jem atje, ku disa njerëz dhe disa shkrime bëhet se Agim Bahtiri do të jetë kandidat i VV-së për kryeministër është turpi më i madh”, ka thënë Bahtiri.

Agim Bahtiri tregon se çfarë e lidh me Albin Kurtin

Agim Bahtiri tregon se çfarë e lidh me Albin Kurtin

Gepostet von Gazeta Express am Dienstag, 9. April 2019

Bahtri ka theksuar se e përkrahë dhe e çmon liderin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.

Olluri përmes shkrimit “Zyrtare: Agim Bahtiri, kandidati i Vetëvendosjes për kryeministër”, ka ironizuar me raportin e këtij të fundit me Albin Kurtin dhe pjesëmarrjen e Bahtirit në tubimet e Vetëvendosjes  dhe fjalimin që mbajti në kuadër të “protestës” së VV-së në Mitrovicë kundër “PANhajnisë”, përderisa Agim Bahtiri është pjesë e partisë së AKR-së, parti e cila është pjesë e koalicionit PAN./Insajderi.com

Zyrtare: Agim Bahtiri, kandidat i Vetëvendosje për kryeministër