Tri opsionet e Bordit të Korporatës Energjetike të Kosovës i dha pas mbajtjes së mbledhjes për të diskutuar mbi daljen nga kriza e energjisë elektrike që mund të rezultojë me kolaps energjetik, për banorët e fshatit Shipitullë ku edhe ka ngecur problemi janë të papranueshme.
KEK lajmëroi se edhe dy javë Kosova mund të hy në kolaps energjetik si pasojë e harxhimit të rezervave të linjitit pasi shteti ende nuk ka përfunduar procesin e shpronësimit të tokave në fshatin Shipitullë, ku KEK duhet të nxjerrë qymyr.
Saim Krasniqi, përfaqësues i banorëve të fshatit Shipitullë, i tha Insajderit se asnjë nga opsionet e KEK-ut nuk janë të pranueshme.
Drejtori i KEK-ut tregon edhe sa ditë kemi rrymë: Pastaj kolaps
“Asnjëra prej këtyre opsioneve nuk është ajo që kërkohet prej banorëve”, tha Krasniqi.
“Këta po sillen rreth e rreth e nuk po e diskutojnë çështjen kryesore të krejt problemit”, shtoi ai.
Krasniqi tha se kërkesat e banorëve janë të qarta.
“Kërkesat janë punësimi i banorëve dhe kategorizimi i vlerësimit të shtëpive”, tha Krasniqi për Insajderin.
Sfida e parë e Qeverisë së re: Si të kemi 24 orë energji elektrike
“Me dashtë, brenda dy orëve e zgjedhin këtë problem”, shtoi Krasniqi.
Por sipas tij, KEK dhe vet drejtori i tij të cilit banorët ia kanë dërguar kërkesat edhe me shkrim, është fajtori kryesor për këtë problem duke u pasuar nga Minsitria e Mjedisit. /Insajderi.com