Bashkëbiseduesi i Grabovcit, Beni, kishte pozitë të lartë në ShIK

Bashkëbiseduesi i Grabovcit, Beni, kishte pozitë të lartë në ShIK

Gazeta Online Insajderi ka mësuar se “Beni”, personi i cili dëgjohet duket biseduar me Adem Grabovcin në serinë e XV-të të Dosjes së Shefave lidhur me punësimit e një të afërmi të tyre në një institucion publik, është Afrim Bajraktari, ish-shef i ShIK-ut për Pejë.

Bajraktari aktualisht është zyrtar në prokurorim në Universitetin Haxhi Zeka në Pejë.

[iframe id=”https://www.youtube.com/embed/RENV1GOE5K0″ align=”center” mode=”normal” maxwidth=”680″]

publikimin e 15-të përgjimeve në kuadër të Dosjes së Shefave të shtunën, dëgjohet se si Afrim Bajraktari e thërret Grabovcin në telefon për t’i treguar se konkursi për të cilin janë marrë vesh të konkurrojë ka qenë i mbyllur dhe kërkon sqarime për hapat e ardhshëm nga Grabovci. Nënkryetari i PDK-së e udhëzon atë që të bisedojë direkt me Sekretarin e Qeverisë së Kosovës, Fitim Krasniqin. /Insajderi.com

[iframe id=”https://www.youtube.com/embed/videoseries?list=PLIKGlbXyvgfjhHy2bWiIKDAwyEz5iE5-u” align=”center” mode=”normal” maxwidth=”680″]