Blerandi e glorifikon veten si fitues, por kjo statistikë dëshmon se sa humbës është

Blerandi e glorifikon veten si fitues, por kjo statistikë dëshmon se sa humbës është

Blerand Stavileci shef i Kabinetit të Kryetarit të Kuvendit në statusin  fundit të tij ka treguar se sa  fitore i ka arritur në jetë deri tani.  Duke thënë se këtë e tregon pa modesti, në një intervistë atë nuk e shikojnë as 10 persona.

“Pa modesti se boll ke ma! Qiky djali n’foto osht i lindun për me fitu kudo që osht. Ju e flliqni ka 24 orë n’ditë, unë punoj ka 25. Ju fleni t’kompleksum, une çohna për me punu e me kriju hala suksese tu e dit që juve natën pasuse ju shtohet edhe ni kompleks. Ju shpifni unë fitoj. Ju vjellni unë fitoj. Ju dështoni unë apet fitoj. Edhe veç fitoj. E kom formulë t’jetës me fitu. Aty ku i thojnë bukës bukë e ujit ujë sa t’osht jeta qishtu keni me pas”, ka shkruar Stavileci.

Ndërsa fitoret e tij ka thënë që duhet të mbahet shënime për to.

“Tash mbani pak edhe shënime: N’politikë i kom 7 fitore të mëdha mas vetes, n’sport 51 trofe për 6 vjet. Për këso të vogla s’keni nevojë me marrë shënime! Për Shqiptari, për Kosovë, për Prishtinën, për PDK-në deri n’vdekje!”, ka shkruar Stavileci.

Kurse në një intervistë në emisionin “Argument Plus” të realizuar gjatë natës së mbrëmshme në kohë reale ata e shikojnë vetëm shtatë persona.

Zëdhënësi i PDK-së, Blerand Stavileci, që në publik njihet për deklarata të ngutshme, ka shpërthyer sot në një reagim në profilin e tij në Facebook.

Shpërthen Stavileci: Nuk e dini ju hala sa i uritun jom