Një gjykatë në Irlandë dhe një në Kosovë kanë dhënë në të njëjtën ditë verdiktin e tyre për dy kosovar të cilët kanë vrarë gratë e tyre.
Të mërkurën Beteja maratonike drejtësisë irlandeze kundër shqiptarit Vesel Jahiri ka marrë fund. Pas më shumë se pesë viteve gjykimi dramatik e gati edhe tragjik, imigranti kosovar është gjetur fajtor përfundimisht për vrasjen e ish të dashurës së tij dhe plagosjen e vëllait të saj.
Se sa vjet burg do të vuaj Jahiri do të merret vesh në një seancë që do të mbahet muajin e ardhshëm, raportojnë mediat në Irlandë.
Megjithatë mediat irlandeze të cilat kanë raportuar që pesë vite për këtë rast duke e ndjekur çdo seancë paralajmërojnë një dënim kapital, të përjashtëm.
Ato shkruajnë se vendimi për Jahirin u mor pas pleqërimit 7 orësh të trupit gjykues.
Historia e kosovarit që rrezikon burg të përjetshëm për vrasjen gruas në Irlandë
Po të njejtën ditë, Gjykata Themelore në Prizren, e ka dënuar me 12 vite Nebih Berishën për vrasjen e bashkëshortes së tij Zejnepe Berisha.
Kjo gjykatë i dha atij dënimin me 12 vjet e gjashtë muaj burg, pasi që ai akuzohej se me 23 tetor 2015, në shtëpinë e tyre në Suharekë kishte vrarë me thikë bashkëshorten Zejnepe Berisha dhe i shkaktoi lëndime trupore vajzës së tij.
Për këtë rast janë organizuar disa protesta përmes së cilave ishte kërkuar, drejtësi për viktimat e dhunës në familje. /Insajderi.com.