Buja për rastin e veteranëve të rrejshëm: Pse duhet të kursehet Rrahman Rama, Hashim Thaçi e Sami Lushtaku nga ky proces

Buja për rastin e veteranëve të rrejshëm: Pse duhet të kursehet Rrahman Rama, Hashim Thaçi e Sami Lushtaku nga ky proces

Shukri Buja, njëri prej 12 të akuzuarit në rastin e ‘veteranëve të rrejshëm’, ka akuzuar politikën për ndërhyrje në këtë proces.

Buja ka kërkuar që të pranishëm së bashku me 12 të akuzuarit, duhet të jenë edhe Rrahaman Rama, Sami Lushtaku e edhe ish-kryeministri i vendit tashmë presidenti, Hashim Thaçi.

Sipas tij ka qenë pikërisht koalicioni LDK-PDK që ka pranuar këtë marrëveshje për pranimin e statusit të veteranit.

“Të njëjtin funksion e kam pas edhe unë edhe Rrahman Rama në Komision.Pse duhet të kursehet Rrahman Rama, pse duhet të kursehet Sami Lushtaku e ish-kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, pse duhet të kursehet politika e cila ka bërë marrëveshje, pse nuk e thoni ju mediat se në atë kohë ka qenë në koalicion PDK-ja me LDK-në, këta kanë bërë marrëveshje që të pranohen veteranët dhe ish-formacioni në Shqipëri që kanë qenë edhe të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe nuk kanë pasur lidhje me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës e shumë çka tjetër”, ka thënë Buja para gazetarëve, përcjell Insajderi.

Të njëjtë deklarata dhe edhe kryetari i OVL –UÇK-së, Hysni Gucati , i cili kërkojë që politika të rrijë largë veteranëve. Sipas krerët kryesorë janë të përfshirë në këtë proces.

VIDEO:

I pyetur nga gazetarët që të flasë me emra se kush nga politika është i përfshirë në këtë proces, Gucati ka refuzuar të flasë me emra.

“Unë skam nevojë të shkojë me emra, politika e ka fajin dhe është dashur të jetë këtu sot bashkë me komandantët”, ka thënë ai shkurt, shkruan Insajderi.

Ndryshe seanca për “veteranët e rrejshëm” është shtyrë për datën 14 mars. /Insajderi.com

Seanca për ‘veteranët e rrejshëm’ shtyhet për datën 14 mars