aktakuzë ndaj Hysni Peqanit, i njohur si “Burdushi”. “Burdushi” s" />

“Burdushi” qesh me aktakuzën ndaj tij

“Burdushi” qesh me aktakuzën ndaj tij

Prokuroria Themelore Prizren ka ngritur aktakuzë ndaj Hysni Peqanit, i njohur si “Burdushi”.

“Burdushi” sipas aktakuzës, ka mashtruar një person që vuante nga depresioni, se do ta shëroj nëse kjo i kompensohet në shumën prej 2 mijë eurove. Anëtarët e personit që vuante nga depresioni sipas prokurorisë kanë paguar këtë shumë të parave por që pas kalimit të një kohe pacienti nuk ka shfaqur shenja shërimi.

Insajderi ka raportuar për aktakuzën, duke e publikuar lajmin në Faceobok, ndërsa pak minuta pas publikimit të lajmit, “Burdushi” ka reaguar me ‘haha’.

Fallxhori Hysni Peqani i njohur si “Burdushi”, mund të dënohet me burgim nga 3 muaj deri në 3 vjet, nese vërtetohet se ka kryer veprën penale – mashtrim, për të cilën është akuzuar nga Prokuroria Themelore e Prizrenit. /Insajderi.com