
Gjykata Themelore në Prishtinë ia ka caktuar masën e arrestit shtëpiak prej një muaji ish-zyrtarit policor me inicialet A.H., i cili dyshohet se ka keqtrajtuar një 18 vjeçar tri vite më parë, në stacionin policor në Prishtinë, njofton Insajderi.
Siç bën të ditur gjykata, ai dyshohet se në cilësinë e zyrtarit policor, ka keqpërdorur detyrën e tij zyrtare apo autoritetin.
“Gjykata ka vlerësuar se masa e arrestit shtëpiak është masë adekuate për zhvillimin e papenguar në këtë çështje penale, pasi që ekzistojnë rrethanat që tregojnë rrezikun se po të gjendet i pandehuri A.H. i lirë mund ti asgjësojë, fsheh, ndryshoj apo falsifikoj provat e veprës penale duke ndikuar në dëshmitarët, pasi që në këtë vepër penale janë të përfshirë edhe zyrtarë tjerë policor dhe kjo tregon rrezik se i pandehuri mund të pengojë rrjedhën e procedurës penale”, thuhet në njoftimin për medie.