Në muaj arrest shtëpiak për policin që dyshohet se keqtrajtoi një 18 vjeçar

Në muaj arrest shtëpiak për policin që dyshohet se keqtrajtoi një 18 vjeçar

Gjykata Themelore në Prishtinë ia ka caktuar masën e arrestit shtëpiak prej një muaji ish-zyrtarit policor me inicialet A.H., i cili dyshohet se ka keqtrajtuar një 18 vjeçar tri vite më parë, në stacionin policor në Prishtinë, njofton Insajderi.

Siç bën të ditur gjykata, ai dyshohet se në cilësinë e zyrtarit policor, ka keqpërdorur detyrën e tij zyrtare apo autoritetin.

“Gjykata ka vlerësuar se masa e arrestit shtëpiak është masë adekuate për zhvillimin e papenguar në këtë çështje penale, pasi që ekzistojnë rrethanat që tregojnë rrezikun se po të gjendet i pandehuri A.H. i lirë mund ti asgjësojë, fsheh, ndryshoj apo falsifikoj provat e veprës penale duke ndikuar në dëshmitarët, pasi që në këtë vepër penale janë të përfshirë edhe zyrtarë tjerë policor dhe kjo tregon rrezik se i pandehuri mund të pengojë rrjedhën e procedurës penale”, thuhet në njoftimin për medie.

Për rastin e njëjtë, IPK-ja ka arrestuar më 28 janar edhe një zyrtar tjetër policor. Bëhet fjalë për Haris Kelmendin, i cili dyshohet se ka qenë i përfshirë në këtë rast./Insajderi.com