Çfarë duhet të dini për Deksametazonin: Një trajtim i mundshëm për coronavirus-in

Çfarë duhet të dini për Deksametazonin: Një trajtim i mundshëm për coronavirus-in

Coronavirusi është ende i rrezikshëm, por mund të ketë disa lajme të mira në horizont. Një test i kryer nga Universiteti i Oksfordit ka zbuluar se dexamethasone, një steroid me dozë të ulët, ul rrënjësisht rrezikun e vdekjes për njerëzit e sëmurë me coronavirus. BBC raporton se ‘dexamethasone’ ngre nivelin e mbijetesës për njerëzit në ventilatorë për një të tretën, dhe për ata me oksigjen, rreziku i vdekjes është ulur me 20%, transmeton Insajderi.

Çka është Deksametazoni?

“Deksametasoni është një steroid sistemik që përdoret si një anti-inflamator”, thotë Dr. Michael Green MD, asistent drejtor mjekësor në Northwell Health dhe asistent profesor në Shkollën e Mjekësisë Ducker në Universitetin Hofstra, shkruan Bustle, transmeton Insajderi. “Përdoret zakonisht në artriti, reaksione alergjike, astma, krupa dhe për testimin e çrregullimeve të gjëndrave mbiveshkore”.

Si funksionon?

Dr Mohamed Mansour M.D., drejtor i Njësisë së Kujdesit Intensiv Mjekësor në Stony Brook Medicine,  thotë për Bustle se Deksametazoni është një lloj glukokortikoidi, një klasë e barnave që përfshin edhe hidrokortizon. “Trupi prodhon normalisht kortizol, një glukokortikoid i dobët, në kushte të stresit”, thotë Dr. Mansour. Kortizoli është pjesë e sistemit të trupit për trajtimin e sëmundjeve dhe është thelbësor për uljen e niveleve të inflamacionit. “Sidoqoftë, në disa raste sëmundjesh ose në veçanti individë, trupi nuk prodhon sa duhet ose nivelet janë të ulëta në mënyrë disproporcionale.” Në ato raste, mjekët shpesh përshkruajnë deksametasoni pasi është deri në 20 ose 30 herë më i fortë se kortizoli, dhe mund të ndihmojë në uljen e inflamacionit.

Sipas testit në Mbrertërinë e Bashkuar, deksametazoni nuk ishte i dobishëm për pacientët me coronavirus që nuk mund të merrnin frymë pa ndihmë. Te njerëzit me oksigjen ose ventilatorë, duket se ndihmoi në frymëmarrje duke ulur presionin inflamator. Coronavirus-i mund të shkaktojë inflamacion serioz në mushkëri, pasi qelizat e bardha të gjakut nxitojnë të luftojnë me virusin dhe përfundojnë duke dëmtuar vetë mushkëritë. Deksametazoni duket se ul presionin.

Cilat janë efektet anësore të Deksametazonit?

Dr Thomas Balcezak, M.D., zyrtari kryesor klinik në Yale New Haven Health, thotë për Bustle se deksametazoni ka një listë të gjerë të efekteve anësore, si në planin afatshkurtër ashtu edhe në atë të gjatë. Disa njerëz pësojnë efekte të vogla anësore, si të përziera, të vjella ose puçrra, ndërsa të tjerët pësojnë ndryshime në menstruacione dhe mund të shkaktojë depresion. /Insajderi.com