Çfarë është kjo ndërhyrje estetike që po e shihni ngado në rrjete sociale?

Çfarë është kjo ndërhyrje estetike që po e shihni ngado në rrjete sociale?

Nëse jeni përdorues të rrjeteve sociale me gjasë u ka rastisur të shihni foto ose video të shkurtra që paraqesin ‘një gjilpërë që djeg lëkurën’.

Në fakt ‘gjilpëra’ quhet Plasma Pen (Lapsi Plazma) dhe procedura është një ndërhyrje estetike.

Sipas klinikës “Maui Regenerative Medicine” në SHBA, Plasma Pen është pajisja më e avancuar në botë, që kryen procedurë jo-invazive për të trajtuar lëkurën e rënë dhe rrudhat. Ky trajtim mund të përdoret për një numër procedurash për të përmirësuar në mënyrë dramatike pamjen pa pasur nevojë për një operacion të kushtueshëm dhe invaziv.

Në parim kjo është një terapi fibroblaste. Fibroblastet janë qelizat më të zakonshme të indit lidhës në trup që prodhojnë kolagjen, i cili mban lëkurën të shëndetshme dhe të butë./ Insajderi.com