Përveç faktorëve mjedisorë si ekspozimi ndaj rrezeve të diellit dhe ndotjes, zakonet tona të ngrënies gjithashtu kanë një ndikim të rëndësishëm në mënyrën se si duket lëkura jonë.
Agjërimi është një tendencë në rritje kohët e fundit, kryesisht sepse disa praktikues të mjekësisë alternative pretendojnë se ndryshimet në dietë mund të parandalojnë puçrrat, kancerin e lëkurës, apo edhe plakjen e lëkurës dhe agjërimi për të përmirësuar shëndetin e lëkurës është një tendencë aktual, shkruan Bright Side, transmeton Insajderi.
Agjërimi zvogëlon marrjen e kalorive dhe detoksifikon trupin tuaj.
Ideja që qëndron pas praktikës së agjërimit sugjeron që trupi detoksifikon veten sepse ka një rënie të konsumit tuaj ditor të kalorive. Kjo, nga ana tjetër, çon në një rënie të niveleve të kolesterolit dhe triglicerideve në trupin tuaj.
Studimet e fundit zbulojnë përfitimet e kësaj metode në pacientët me sëmundje inflamatore (si dermatiti atopik) me rezultate shumë pozitive dhe përmirësime të konsiderueshme pasi kanë bërë lloje të ndryshme të dietave, përfshirë agjërimin.
Gjithashtu mund të zvogëlojë rrezikun e kancerit të lëkurës.
Studime të tjera në lidhje me efektet e agjërimit duket se sugjerojnë që mund të ndihmojë në uljen e rrezikut të lëkurës ose llojeve të tjera të kancerit.
Me sa duket, agjërimi mund të ndihmojë gjithashtu në uljen e përhapjes së qelizave kancerogjene.
Sidoqoftë, ky hulumtim është kryer vetëm tek minjtë për momentin por siguroi rezultate inkurajuese sepse shkencëtarët panë që numri i qelizave staminale hematopoietike (HSC) rritet.
Këto qeliza janë ato përgjegjëse për krijimin e qelizave të reja të gjakut. Fakti që ka më shumë HSC dhe qelizat e gjakut në përgjithësi do të thotë që, në planin afatgjatë, sistemet imune mund të luftojnë kancerin në mënyrë më efikase. /Insajderi.com