Çfarë mund të ndodhë nëse nuk do të merrni dozën e dytë të vaksinës Covid-19?

Çfarë mund të ndodhë nëse nuk do të merrni dozën e dytë të vaksinës Covid-19?

Mund të ketë akoma njerëz që përfundojnë duke marrë vetëm një dozë ose që ekspozohen pa fat ndaj Coronavirusit para se të marrin dozën e dytë. Kështu që Gizmodo ka kontaktuar me disa shkencëtarë dhe mjekë për t’i pyetur ata se çfarë do të ndodhte në një skenar të tillë, njofton Insajderi.

“Doza e dytë mund të jetë vërtet e rëndësishme për t’u siguruar që keni një përgjigje të përshtatshme imune. Ndoshta një analogji e mundshme do të ishte se si mësojmë disa materiale komplekse në një klasë”, thotë Dr. David Lo, Imunolog dhe profesor i shquar në Divizionin e Shkencave Biomjekësore në Universitetin e Kalifornisë, Riverside.

“Do të ketë variacion individual [për dikë që merr vetëm një dozë], por një mundësi është që ata mund të mos kenë imunitet të plotë mbrojtës. Sidoqoftë, edhe pak imunitet nga doza e parë mund të ndihmojë ende në zvogëlimin e ashpërsisë së ndonjë infeksioni, pasi ai ende mund t’i japë sistemit imunitar një avantazh”, vazhdon ai.  /Insajderi.com