Çfarë ndodhë me trupin tuaj kur hani çipsa rregullisht?

Çfarë ndodhë me trupin tuaj kur hani çipsa rregullisht?

Kur ju hahet diçka, shanset se do të mendoni për një qese çipsa janë shumë të mëdha. Janë të njelmët, krokante dhe kur i shoqëroni me një salcë, nuk kanë krahasuar.

Por  e keni menduar ndonjëherë se çfarë ndodhë me trupin tuaj kur hani një qese çipsa pa luajtur vendit? Çipsat mënjanë, dhe lexojeni artikullin.

Fitoni peshë.

Nëse hani çdo ditë çipsa, për pak kohë do të vëreni numrin e ngritur të peshës. Hulumtuesit në universitetin “Deakin”, gjetën se ata që konsumojnë kripë të tepërt lakmojnë dhe hanë gjithnjë e më shumë ushqime më yndyrë. Sa më shumë që hani, aq më shumë do të doni, gjë që çon në shtim të peshës, njofton Insajderi.

Bëheni të varur.

Një studim zbuloi se pjesëmarrësit lidhnin një tingull krokant me freskinë e ushqimit, duke e bërë atë më të dëshirueshëm. Një koleksion tjetër studimesh i botuar në revistën “Appetite” zbuloi se pjesëmarrësit kishin më shumë të ngjarë të konsumonin më shumë çipsa nëse qesja ishte etiketuar si “krokante” dhe ata hanin më shumë sosh kur mund të dëgjonin tingullin krokant, krahasuar me ata kur kishin kufje në vesh dhe nuk dëgjonin tingullin.

Po konsumoni kalori boshe

Kur shikoni ndarjen ushqyese të një qese standarde me çipsa, ju do të shihni se ato janë të larta në kalori, yndyrë dhe natrium, por janë të pakta për pothuajse gjithçka tjetër. Ju nuk po merrni asgjë nga çipsat, pasi ato shpesh skuqen. Kur ju hani ushqime që nuk kanë ndonjë vlerë të vërtetë ushqyese, ju do të përfundoni duke ngrënë më shumë, në përgjithësi, pasi do të keni uri më shpejt.

Mund të rritet presioni i gjakut.

Ka shumë dëshmi që mbështesin idenë se marrja e lartë e natriumit shoqërohet me një rrezik më të lartë të presionit të lartë të gjakut. Një nga përbërësit kryesorë të patatinave është sasia e natriumit. Nëse hani rregullisht çipsa, me kalimin e kohës, do të përfundoni duke zhvilluar hipertension. Një studim zbuloi një lidhje midis ngrënies së çipsave dhe një rritje të sëmundjes së zemrës. /Insajderi.com

Burimi: Eat This, Not That