Çfarë ndodhë me trupin tuaj kur pini lëngje me gaz çdo ditë?

Çfarë ndodhë me trupin tuaj kur pini lëngje me gaz çdo ditë?

Lëngjet me gaz janë ndër pijet më të popullarizuara në të gjithë botën.

Me siguri jeni të vetëdijshëm se këto lëngje nuk janë më të mirat për ju, por a e dini saktësisht se sa keq është të pini këtë lëng sheqeri të gazuar çdo ditë? Ja një sugjerim: faktet nuk janë të bukura.

Padyshim që do të ndikojë në shëndetin tuaj në një farë mënyre negative

Ndërsa një pije e gazuar e rastit nuk do të ketë efekte afatgjata, të pirit e një ose më shumë pijeve me sheqer çdo ditë. Në fakt, lëngjet me gaz dhe pijet e tjera të buta me sheqer mund të jenë një nga shkaqet kryesore të mbipeshës,  e qe më pas lidhen me problemet e qarkullimit të gjakut, tensionit të gjakur dhe zemrës, njofton Insajderi.

Mund të ju bëjë më të uritur

88 studime të publikuara në American Journal of Public Health sugjerojnë që, konsumimi i tepër dhe konstant i lëngjeve me gaz mund të stimulojë oreksin tuaj ose të shtypë ngopjen, duke ju bërë të hani më shumë ushqim – gjë që con në obezitet.

Ju mund të rrisni rrezikun e diabetit të tipit 2

Shumë studime lidhen me konsumimin e lëngjeve me gaz dhe pijeve të tjera me sheqer me diabetin e tipit 2 dhe sindromën metabolike.

Kujtesa juaj mund të përkeqësohet

Pirja e shumë lëngjeve të gazuara me sheqer ka qenë e lidhur me sëmundjen Alzheimer dhe forma të tjera të demencës, sipas disa studimeve të fundit.

Njëri prej tyre, në revistën Alzheimer’s and Dementia, monitoroi 4,000 të rritur të moshës së mesme. Pjesëmarrësve iu dhanë teste të kujtesës dhe skanime të trurit. Studiuesit, duke përfshirë edhe ata nga Universiteti i Bostonit, zbuluan se sa më shumë pije të gazuara me sheqer që dikush pinte, aq më keq performonin në ato teste.

Dhe skanimet e trurit zbuluan tkurrjen më të madhe të trurit tek ata që pinin më shumë lëngje me gaz.

Për më tepër, pirja e lëngjeve me gaz do ju plakë me shpejt, kështu që nëse jeni konsumues fanatik i pijeve të gazuara, është koha të rralloni konsumimin, e gradualisht të hiqni dorë nga ato përfundimisht. /Insajderi.com

Burimi: Eat This