Siç rezulton, ka mjaft përfitime shëndetësore të mundshme për përfshirjen e lëngut të portokallit në dietën tuaj, njofton Insajderi.
Ja çfarë ekspertët duan që ju të dini rreth efekteve që ka pirja e rregullt e lëngut të portokallit.
Do të merrni një dozë të madhe vitaminash dhe mineralesh.
Lëngu i portokallit është i pasur me vitaminë C, folate, kalium, dhe një sasi të vogël të magnezit.
Ndihmon në forcimin e imunitetit tuaj.
Marrja e rregullt, konsistente e vitaminës C është e nevojshme për mbështetje të mirë për sistemin imunitar. Vitamina C jo vetëm që shërben për të përmirësuar imunitetin por është edhe një antioksidant i fuqishëm.
Lëkura juaj mund të duket më e re.
Vitamina C luan një rol domethënës në prodhimin e kolagjenit — proteina që mund të zvogëlojë rrudhat e dukshme dhe të përmirësojë elasticitetin e lëkurës. /Insajderi.com
Burimi: Health Line