Shumë prej nesh janë përqendruar në ngrënien sa më të paktë të kripës dhe në disa raste e kanë injoruar atë plotësisht sepse kripa konsiderohet e dëmshme për shëndetin tonë.
E po, kjo nuk është e gjitha e vërtetë, në fund të fundit, kripa është një elektrolit i rëndësishëm që ndihmon trupin tonë të punojë normalisht. Nëse keni vendosur të shmangni kripën, sigurohuni që mos ta hiqni plotësisht dhe përpiquni të kuptoni se si trupi do të reagojë ndaj këtij ndryshimi të ri, njofton Insajderi.
Ju mund të filloni të shtoni peshë.
Kripa e jodizuar është e rëndësishme për hormonet tuaja dhe nëse ndërprisni plotësisht marrjen e kripës, burimet tuaja të jodit do të kufizohen. Si rezultat, mund të filloni të shtoni peshë, të keni një fytyrë të fryrë, lëkurë të thatë dhe të përjetoni dobësi dhe lodhje të muskujve.
Mund të rrisë rezistencën e insulinës.
Studimet kanë treguar se kur nuk marrim mjaftueshëm natrium në dietën tonë mund të ndikojë në rezistencën tonë ndaj insulinës. Kjo do të thotë që trupi ynë nuk do t’i përgjigjet mirë insulinës dhe kjo mund të çojë në nivel më të lartë të nivelit në gjak.
Mund të përjetoni simptoma të dehidrimit.
Kur nivelet e natriumit bien në mënyrë drastike në gjak, ju mund të përjetoni simptoma që janë shumë të ngjashme me dehidratimin. Pra, mund të keni një gojë të thatë, marrje mendsh, të ndjeheni të etur dhe të keni udhëtime më pak të shpeshta në banjë.
Ju mund të keni të përziera.
Mos ngrënia e kripës mund të ketë një ndikim të madh në nivelet e kolesterolit. Ndërsa kjo zakonisht nuk ka simptoma të hershme, ajo mund të sulmojë pjesë të tjera të trupit tuaj, duke përfshirë zemrën tuaj. Një nga simptomat që mund të përjetoni është të përzierat. /Insajderi.com
Burimi: Bright Side