Çfarë ndodhë në internet brenda vetëm 1 minute?

Çfarë ndodhë në internet brenda vetëm 1 minute?

Në një minutë plot 555 vakte porositen në DoorDash, 28 këngë shtohen në Spotify dhe 1 milionë dollarë shpenzohen në blerje online.

Sipas të dhënave të fundit nga kompania analitike Domo në WhatsApp dërgohen 41.6 milionë mesazhe çdo minutë në WhatsApp.

Që prej 2014-ës, numri i përdoruesve të internetit është rritur me 1.5 miliardë duke arritur një total prej 4.57 miliardë përdorues ose 59% e të popullsisë së botës.

Në një minutë plot 555 vakte porositen në DoorDash, 28 këngë shtohen në Spotify dhe 1 milion dollarë shpenzohen në blerje online.

Statistikat e komunikimit janë akoma edhe më të jashtëzakonshme. Në një minutë 208,333 njerëzit janë pjesë e një takimi në Zoom, afro 42 milionë mesazhe dërgohen në WhatsApp, 347 mijë histori postohen në Instagram dhe TikTok shkarkohet 2,704 herë.

Së fundi 400 mijë orë video transmetohen në Netflix dhe 500 orë përmbajtje publikohen në YouTube çdo minutë. /Insajderi.com