
Njerëzit mbi moshën 65 vjeçare që janë rikuperuar nga COVID-19 kanë një mundësi 50 për qind më të lartë për një sulm të dytë brenda gjashtë muajve nga infektimi parë, ka zbuluar një studim i ri, shkruan Neë York Post, transmeton Insajderi.
Shanset janë shumë më të mira për njerëzit e rinj, më të shëndetshëm, por gjithsesi nuk është një gjë e sigurt, sipas studimit danez, i cili u botua në revistën mjekësore Lancet.
Studimi tregon se mbetet e rëndësishme për njerëzit që janë rikuperuar nga COVID-19 të vaksinohen dhe të vazhdojnë protokollet e maskës, larjes së duarve dhe distancimit shoqëror. /Insajderi.com