Padyshim, shumë prej jush do ta konsiderojnë të njohur këtë situatë: personi që shihni kur jeni përballë pasqyrës nuk duket aspak si personi që shihni kur shikoni fotot tuaja. Është sikur kamera filtron imazhin në një mënyrë radikale. Apo duhet ta fajësojmë pasqyrën?
Bright Side përpiqet të gjejë përgjigjen e këtyre pyetjeve: Cila i përafrohet pamjes sonë aktuale – reflektimi në pasqyrë apo fotografia? Dhe pse ndodh që ne shpesh i perceptojmë pasqyrimet dhe fotot tona në pasqyra në mënyra të ndryshme?
Aspekti psikologjik
Ne priremi të shikojmë në pasqyrë më së shumti kur jemi në shtëpi – një mjedis ku ndihemi më të lirshëm. Sa për fotografitë, ne zakonisht përfundojmë në kornizë ndërsa jemi në “terren të huaj”, që do të thotë se ne natyrshëm dukemi më të tensionuar dhe të papërgatitur. Kjo është arsyeja pse, ndonjëherë, kur hedhim një vështrim në pasqyrë përpara se të shkojmë në një aheng shohim një individ me pamje të pa rezistueshme. Dhe pastaj të nesërmen, duke parë veten në fotot e ahengut, papritmas vërejmë krejt të kundërtën.
Këndi
Fakti i thjeshtë është se fytyrat tona nuk janë simetrike. Kjo është e vërtetë për absolutisht të gjithë – më shumë për disa, më pak për të tjerët. Dhe aty qëndron shkaku i gjithë konfuzioni.
Çdo mëngjes, ndërsa shikohemi në pasqyrë, qëndrojmë në të njëjtin vend, duke parë veten nga një perspektivë e njohur. Si rezultat, ne mësohemi të vëzhgojmë fytyrën tonë nga një kënd i veçantë. Por kur bëhet fjalë për fotografi, ju nuk merrni gjithmonë paralajmërim paraprak në lidhje me mënyrën se si, kur dhe nga cili drejtim do të bëhet fotografia.
Bilanci i të bardhës
Çdo lloj ndriçimi ka temperaturën e vet. Por kur shikojmë në pasqyrë, nuk e regjistrojmë këtë larmi të temperaturës. Kjo sepse truri ynë – duke qenë “superkompjuteri” që është – automatikisht barazon të gjitha ndryshimet dhe “na tregon” tonin me të cilin jemi mësuar.
Nga ana tjetër, një fotografi kap ndriçimin siç është në të vërtetë me të gjitha kompensimet dhe ndryshimet e temperaturës. Kur shikojmë në pasqyrë – edhe nëse ndriçimi vjen nga një larmi burimesh, me shumë ngjyra dhe hije që vallëzojnë nëpër fytyrën tonë – ne ende shohim veten tonë të zakonshme.
Ndërsa një foto mund të shkaktojë pakënaqësi duke na bërë të shohim tiparet tona në një mjedis me ndriçim objektiv.
Përqendrimi në objekte individuale
Mos harroni se kur shikojmë në pasqyrë ne zakonisht përqendrohemi në një pjesë të veçantë të reflektimit tonë dhe nuk e shohim pamjen e përgjithshme. Por kur shikojmë një fotografi, ne perceptojmë gjithçka në mënyrë holistike dhe vërejmë gjëra që më parë dukeshin të parëndësishme (për shembull, posturë e pakëndshme, duar të pozicionuara në mënyrë të çuditshme, etj.)
Pasqyrimi
Në një reflektim, ne gjithmonë shohim një version të “pasqyruar” të vetvetes, dhe që në fund të fundit kjo formon perceptimin tonë të asaj që dukemi. Fotografitë, nga ana tjetër, na portretizojnë në mënyrën se si ne shikohemi nga të tjerët – një perspektivë e pazakontë që mund të shkaktojë një surprizë.
Nga e gjithë kjo konkludohet se vetëm fotografitë mund të na japin informacion objektiv në lidhje me pamjen tonë. /Insajderi.com