Çitaku: Atyre që votuan Handken duhet ti dërgohen fotografitë e të gjitha viktimave në Bosnje e Kosovë

Çitaku: Atyre që votuan Handken duhet ti dërgohen fotografitë e të gjitha viktimave në Bosnje e Kosovë

Ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku, ka reaguar përsëri për skandalin e ndarjes së çmimit Nobel për përkrahësin e Millosheviqit, Peter Handke.

Çitaku edhe sot ka pasur një reagim teksa ka thënë se të gjithë anëtarëve të Akademisë që votuan për Handken, duhet tu dërgohen foto të gjenocidit të Serbisë në Kosovë dhe në Bosnjë.

“Ne duhet ti marrim të gjitha email adresat e anëtarëve të akademisë që lejuan që një mohues i gjenocidit ta fitojë çmimin Nobel.

T’u dërgojmë atyre emrat dhe fotografitë e të gjitha viktimave në Bosnje e Kosovë”, ka shkruar ajo.